Studio ligjore Benati shquhet për aktivitetin e saj kryesisht në fushën e së drejtës civile (trashëgimi dhe donacione, obligacione dhe kontrata, garanci hipotekare dhe personale, pronësi dhe të drejtat reale, qiratë, dhe procedurat e dëbimit, bashkësi dhe bashkëpronësi, mbrojtjen e të drejtave, aksidentet rrugore dhe te drejtën familjare), degë e së drejtës e cila shqyrtohet si në aspektin kontraktor ose nën atë kundërshtues (gjyqësor dhe jashtëgjyqësor).

Me kalimin e viteve kjo studio është përpjekur të zhvillojë profesionin e saj në tregjet jashtë shtetit, duke u përqendruar veçanërisht në vendet gjermanisht folëse (Austri, Gjermani dhe Zvicër) dhe, së fundmi, në Ballkan, me hapjen zyrës së re në Tiranë.
Në lidhje me këtë, Studio Benati mbështetet nga partneritete të rëndësishme, siç është Studio Ligjore dhe Noteriale Knöbel & Kollegen me vendndodhje në Gjermani, pranë Frankfurt, si dhe Studio Ligjore Ndërkombëtare Saccucci Fares & Partners në Romë.

Për këtë arsye Studio Benati ështe në gjendje të vë në dispozicion të kompanive apo individëve që operojnë në tregjet e përmendura më lart njohuritë dhe përvojën e të gjithë komponentëve të saj, duke siguruar ndihmë kontraktuale, duke i ndihmuar ata në zhvillimin e projekteve të biznesit, pa harruar këtu dhe “Mbledhjen e borxhit”, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Për më tepër, Avv. Benati Andrea është një Ndërmjetësues dhe ka kohë që është angazhuar në promovimin dhe miratimin e metodave alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.